Rrëzimi i dekretit të Metës, PD-LSI kërkojnë anullimin ( Letra)

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 13:42

Grupet parlamentare të PD e LSI kërkojnë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të anullojë procedurën që u ndoq për rrëzimin e dekretit të Metës ku kërkohej rishqyrtim i dy neneve të Ligjit për Tatimin mbi të ardhurat.

Në një letër drejtuar kreut të kuvendit, opozita thotë se shqyrtimi dhe rrëzimi  i dekretit të Presidentit pa kaluar as 12 orë nga miratimi i këtij akti në kuvend është rasti i paprecedentë në historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci.

“Dekreti i Presidentit të republikës i datës 20 dhjetor nuk mund të miratohej në seancën plenare të së njëjtës ditë për shkak se rregullorja e Parlamentit e ndalon këtë. Mazhoranca i ka mohuar të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës të njihen me dekretin e Presidentit.

Komisionet e Përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur kuvendi zhvillon punimet ne seancë plenare dhe aq më tepër kur kjo çështje nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit”- thuhet në letër.

Meta ktheu për rishqyrtim të Ligjit për dividentin, me argumentin se kishte efekt prapaveprues duke favorizuar koproratat që nuk e kanë paguar. Me ligjin e ri, tatimi për fitimin i koproratave ulet nga 15 në 8%. Qeveria përfshin në këtë ulje edhe ato subjekte që nuk e kanë paguar deri në 2018 këtë tatim, duke aplikuar de fakto një amnisti fiskale për ta, ndërsa si gjithmonë ata që kanë qenë të rregullt me shlyerjen e detyrimeve penalizohen pasi e kanë paguar këtë tatim ne normën 15%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.