kuvendi letra
Rrëzimi i dekretit të Metës, PD-LSI kërkojnë anullimin ( Letra)
Grupet parlamentare të PD e LSI kërkojnë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të anullojë procedurën që u ndoq për rrëzimin e dekretit të Metës ku kërkohej rishqyrtim i dy neneve të Ligjit për Tatimin mbi të ardhurat.
Në një letër drejtuar kreut të kuvendit, opozita thotë se shqyrtimi dhe rrëzimi i dekretit të Presidentit pa kaluar as 12 orë nga miratimi i këtij akti në kuvend është rasti i paprecedentë në historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci.