Po banorët nuk folën fare?
Po qarkullon së fundmi një njoftim që po kalon si lajm sipas të cilit Erjon Veliaj ka bërë paqe me banorët e zonës së Astirit. Nëse lexon njoftimin-lajm, që nga Top-Channel e më tutje në mëhallën socialiste, kemi të njëjtin tekst, identik. Pra praktika e copy paste me direktivë bashkiake është vënë në lëvizje. Teknikisht njoftimi është kopsitur trashë, pasi nëse përfaqësia e banorëve ka qenë e zgjeruar siç thuhet, me siguri dikush prej tyre aty ka folur.
Jo. Njoftimi raporton vetëm çfarë ka thënë kryebashkiaku Veliaj që iluminon dynjanë me premtimet dhe sqarimet e veta. Në mediat përkatëse keni njoftimin dhe siç shihet askush nuk është lodhur të bëjë ndonjë tekst të vetin.
PS: Njoftimin e ka përcjellë edhe Tirana Post, që propagandon profesionalizimin dhe luftën kundër copy paste. Por meqenëse ajo u cilësua si media profesioniste nga drejtori I Komunikimit të Kryeministrit, z. Endri Fuga, pse sqaroi videon e Ramës për një media gjermane, nuk e pamë të asryeshëm ta konsideronim atë si pjesë të problemit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe “shqiptarja.com”, e cila po ashtu me të madhe është kundër praktikës së copy paste. Madje të kujton edhe ligjin për shkrimet e veta. Por edhe atë nuk po e vëmë meqë nga sa është vënë re, nuk e ha shakanë.
Add new comment