Turqia me sytë nga torta në detin e Qipros

Postuar në 13 Nëntor, 2018 12:14

“Tensionet për shpimet detin e Qipros  Gazi duken po aq" shpërthyese sa  depozitat që mund të gjenden në pjesën e poshtme të Mesdheut Lindor"- shkruan në edicionin online gazeta zviceriane, Neue Zürcher Zeitung në artikullin me titull, “Kërkimet rindezin problemin e Qipros".

Gazeta zvicerane vëren se ka pak gjasa që Ankaraja të ndërhyjë me mjete ushtarake për të penguar interesat amerikane në Mesdheun Lindor dhe shpimet që po kryen Exxon Mobil dhe anija e saj IceMax.

Megjithatë, kërcënimet e fundit të Erdogan tregojnë se depozitat potenciale në Mesdheun lindor mund të shkaktojnë tensione. Turqia dëshiron të ketë pjesën e saj në tortën e përfitimeve, ndonëse blloku 10 është është jashtë sovranitetit të Ankarasë.  Por pretendimet turke në pjesët e ujërave territoriale qipriote bazohen në një interpretim të veçantë që përcakton edhe Zonën EKskluzive Ekonomike.

Sipas palës turke shtetet ishullore si Qipro kanë të drejta vetëm në një rrip të ngushtë prej 12 miljesh, ndërsa shtetet kontinentale deri në 200 milje. Paralelisht me këto zhvillime edhe Qipro turke ka dhënë leje për kompaninë e naftës turke TPAO që të kryejë shpime në këtë zonë.  Prandaj nuk është rastësi që debati mbi këtë çështje të përshkallëzohet pas dështimit të negociatave për ribashkimin e Qipros verën e kaluar.

Për këtë çështje ka patur deklarata nga presidenti turk Erdogan, i cili është u tha gazetarëve gjatë kthimit nga Parisi se Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkimet për gaz e naftë në Mesdheun Lindor. “U bëjmë thirrje miqve tanë të mos na provokojë. Për këtë çështje kemi konflikt interesash”- deklaroi Erdogan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.