Lleshaj e fillon me veset dhe tymin

Postuar në 07 Nëntor, 2018 18:11

Sandër Lleshaj, zv/ministri i Brendshëm që një ditë më parë mori detyrën me kompetencat e ministrit mësohet se ka dhënë dy urdhërat e parë si titullar. Njëri për administratën dhe tjetri për Policinë e Shtetit. Nuk lidhen me luftën kundër krimit apo korrupsionit, por me luftën kundër veseve në administratë dhe ndotjes së mjedisit.

Panorama shkruan se referuar burimeve zyrtare Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit. Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.

Ndërsa urdhëri tjetër është angazhimi i policisë në luftën kundër zjarreve në landfille.

Më poshtë urdhëri:

I nderuar Z. Drejtor, Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës. Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm. Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje. Ju faleminderit për bashkëpunimin!

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.