Pyetja emblematike e Bledi Çuçit për Ilir Metën (Video)
Një ditë pasi Edi Rama kishte konsumuar në Presidencë bisedën me Ilir Metën për mosdekretimin e Sandër Lleshajt, deputetët afër kryeministrit mesa duket kanë marrë lejen për të folur lidhur me sjelljen e Presidentit.
Nuk ka asnjë dyshim që në Partinë Socialiste mendojnë si Edi Rama dhe aq më tepër rishtarët që janë katapultuar në politikë si pjesë e enturazhit të tij.
Gjatë paradites u citua një fjalë e Edi Ramës në grupin parlamentar ku u hodhën akuza ndaj Ilir Metës se ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt.
Këtë e konfirmoi më vonë Bledim Çuçi gjatë një bisede në studion e VOA-s duke shtruar në fund një pyetje emblematike. Çfarë do të ndodhte nëse Ilir Meta nuk do të dekretonte Edi Ramën si kryeministër?!
Add new comment