Lleshi e Rama përplasen në derën e Metës

Postuar në 03 Nëntor, 2018 19:58

Edi Rama dhe Sandër Lleshi përplasen në derën e Ilir Metës. Presidenti nuk e dekretoi Lleshin si ministër të Brendshëm, duke i dhënë fund enigmës ditën e fundit të afatit kushtetues për t'u shprehur. Presidenca njoftoi zyrtartarisht përmes një sqarimi të shkurtër se kreu i shtetit nuk ka krijuar bindjen e plotë për kandidatirën e Sandër Lleshit, të propozuar nga kryeministri Rama.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”-thuhet në argumentimin e Metës.

Vete presidenti Meta la të kuptohet të premten në mbrëmje se kushtetuta i jepte te drejten qe edhe te mos e dekretonre ministrin e ri te brendshem. Burime nga qeveria thanë për Respublica se Presidenti është në shkelje të kushtetutes dhe se kryeministri nuk do të propozojë kandidaturë tjetër për ministër të Brendshëm, por do ta emërojë Lleshin si zv/ministë por me kompetenca drejtuese. Rama ka shmangur komentet, por në një mesazh që u ka dërguar deputetëve u kërkon të mos përfshihen në replika.  “Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”- thekson Rama.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Ka ardhur koha te behet Rilindja.2 me PS dhe LSI! Duhet edhe nje here e majta europiane te nderhyje tek politika jone per kete! Nuk kane te drejte as PS e as LSI te zhgenjejne kete popull! Mos te llastohen ngaqe votat i kane te garantuara! Populli pret me shume prej tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.