Prokuroria e Athinës nis hetimet për vrasjen e Bularatit

Postuar në 31 Tetor, 2018 14:35

Një prokuror në Athinë do të nisë hetimet për vrasjen e Konstandinos Katsifas, që humbi jetën gjatë përplasjeve me armë në Bularat në datën 28 tetor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke që shkruajnë se dosja është dërguar në Athinë nga zyra e një prokurori në Janinë, pas ankesës së familjarëve të Katsifas. 
Formalisht çështja është hapur pasi e motra e të vrarit ka paraqitur dokumentet që provojnë se Katsifas ka patur kombësi greke dhe për rrjedhojë hetimi mund të hapet edhe në Greqi. 

Gazeta “Kathimerini” shkruan edhe se dje, ambasada greke në Tiranë ka paraqitur pranë Prokurorisë shqiptare kërkesën e familjes së të vrarit që ekzaminimin mjeko-ligjor ta bëjë një mjek grek. Gazeta po ashtu shkruan se është çështje shumë shqetësuese që trupi i Katsifas ka qëndruar për tri ditë në spitalin e Gjirokastrës që nuk ka morg. Prokuroria shqiptare ka mohuar që të ketë një kërkesë të tillë, por duhet thënë se gënjeshtra është diçka normale për institucionet shqiptare. Pak ditë më parë e njëjta prokurori pohoi në media se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako nuk është person nën hetim, por veprimtaria e tij po hetohet. Një sofizëm që nuk bën për të qeshur askënd. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.