Socialistët i presin drutë shkurt: Lojërat e fatit kalojnë monopol shtetëror
Mazhoranca socialiste ka vendosur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë të shtetëzojë industrinë e lojërave të fatit. Përmes një vendimi që nuk ishte parashikuar në draftin fillestar, socialistët miratuan kalimin në monopol shtetëror të lojërave të fatit duke nxjerrë jashtë tregut operatorët ekzistues që vetëm dje deklaruan se kanë liçencë 10 vjeçare.
Amendamentet që miratojnë sot i japin fund përfundimisht aktivitetit të basteve, lojërave elektronike në distancë. Ja kemi dalë që pas ditës së enjte t’i japim fund këtij aktiviteti dhe më pas të luftojmë për zbatimin e ligjit dhe fenomenet që mund ta pasojnë këtë, që shkon deri në ndëshkim me burg. Lojërat e fatit kanë sjellë shumë probleme sociale. Në dy javët e fundit deputetët kanë marrë presione kriminale. Po mbyllet gjithçka, nga kazinotë elektronike, bastet, sallat e bingove, online dhe gjithçka tjetër
tha kreu i Komisionit, Erjon Braçe
Edhe më i qartë ka qenë ministri I Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka hequr çdo mundësi interpretimi kur në këtë kuadër diskutimi ka sqaruar edhe çështjen e Llotarisë Kombëtare.
Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtë, zero!.
Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit
tha ministri. Sipas tij do të ketë 20 mijë trajnime profesionale për të kompensuar problemin e punësimit që hapet nga mbyllja e kësaj industrie e cila në fakt po ndërron pronar.
Add new comment