Mbahet në Tiranë, Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane

Postuar në 21 Tetor, 2018 14:20

Ka zhvilluar punimet në Tiranë mes datave 18-20 tetor, Kongresi i Dytë Ndërkombëtar për Studimet Otomane. Lajmi njoftohet nga mediat turke, “Hurriyet” sipas së cilës në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqëria Historike Turke, agjencia TIKA dhe institute “Yunus Emre” morën pjesë 120 akademikë nga e gjithë bota.

Kongresi shqyrtoi përvojën historike otomane, duke nënvizuar paqen si element përçues të sundimit dhe modelit Osman. Një prej historianëve të cituar, Arif Bilgin, është shprehur se në 100 vitet që pasuan rënien e Perandorisë Osmane, në rajonet e dikurshme të saj pasuan luftëra dhe tensione të pandërprera.

Përvoja otomane tregoi sesi paqja mund të dominojë në këtë rajon

tha ai.

Po kështu edhe presidentit i Shoqërisë Historike Turke, Refik Turan, ka folur për lidhjet e thella turko-ballkanike,  që duhet sipas tij të jenë një udhëzues për të ardhmen.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me nje fjale, ju ne Tirane e merrni lajmin e ketij evenimenti kulturor nga Turqia!?! Po ju aty prane ketij aktiviteti kulturor keni qene! Nuk jeni informuar? Si rregull eshte qe vende te ndryshme e marrin lajmin e nje aktiviteti cfardo nga shtypi i vendit ku zhvillohet ky aktivitet. Panvarsisht pastaj se sa ky aktivitet i ben paksa reklame edhe neo-otomanizmit te sotem turk. Por rregulli eshte rregull! Dhe ju si media duhet te jeni me te kujdesshem ndaj rregullave te shtypit. Po nejse, te pakten jeni treguar te ndershem, qe indirekt e pohoni se lajmin e keni marre nga jashte dhe e jepni si kofini pas te vjelit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.