Dështon ngritja e KLP-së
Këshilli i Lartë të Prokurorisë, një prej institucioneve kyç të reformës në drejtësi rrezikon të mos ngrihet. Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, pasi anjë prej tyre nuk shfaqi interes.
Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta tetë kanë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq pas zgjedhjes si kryeprokurore e përkohshme.
Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëve etj. Kjo situatë ka shqetësuar edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit që u ka thirrje prokurorëve të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar.
"Thirrje prokurorëve të Apelit: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE!”-shkruan në një reagim më twitter të shefes së Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruis Calavera.
Add new comment