Drafti i PS për zgjedhjet, mungon votimi elektronik dhe emigrantët
Në dokumentin që mazhoranca ka hartuar për propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, socialistët thonë se janë integruar vetëm rekomandimet e OSBE ODIHR-it.
Paketa përfshin ndryshime të shumta të shumta të Kodit, por bie në sy se nuk janë të përfshira, as kërkesa e opozitës për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe as vota e emigrantëve. Të dyja këto çështje, sipas burimeve nga shumica, do të implementohen në draftin që do t’i çohet Kuvendit, vetëm nëse do të merret edhe dakordësia e opozitës.
Por një ndryshim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me marrëdhënien me mediat, para fushatës zgjedhore. Sipas propozimit të Partisë Socialiste do të ndalohet çdo reklamë me pagesë nga partitë politike, 3 muaj para zgjedhjeve.
Për shitblerjen e votës është parashikuar që kryetarët e partive të firmosin një deklaratë ku shprehin vullnetin për distancimin nga praktika të tilla, ndërsa për deputetet femra mendohet që në Kodin Zgjedhor të futet një mekanizëm që garanton barazinë gjinore dhe shmang rastet si ai i Beratit dhe Lezhës, ku gratë në listë u tërhoqën për t’i lënë mandatin e tyre një burri.
Add new comment