Raporti i Konrad Adenauer: Rusia nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri
Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor. Fondacioni ka marrë në analizë marrëdhniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia.
Raporti thotë se pavarësisht influencave nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë politikë të Shqipërisë.
“Të gjithë politikanët shqiptarë janë të prirur për të mbajtur lidhje të ngushta me SHBA. Në 2017, udhëheqësit e partive kryesore politike, Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe ish kreu i partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrimin, tani President Ilir Meta, shpenzuan rreth 1 milion euro për lobimin në SHBA për të rritur prestigjin e tyre në administratën Trump. Të tre mbështetën fushatat presidenciale e Bill dhe Hillary Clinton, dhe tani po konkurrojnë për të marrë mbështetjn e administratës Trump”- thuhet më tej në raport.
Po ashtu citohet se ambasadorët amerikanë në Shqipëri kanë të njëjtin prestigj si qeveritarët, ndërsa Federata Ruse nuk ka asnjë ndikim në vendimet politike të Tiranës dhe bashkëpunimi zyrtar është minimal. Këtu veçohet se vitet e fundit nuk ka pasur shkëmbime e delegacioneve të nivelit të lartë midis dy vendeve si dhe fakti Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Rusinë. Po ashtu konsiderohet se Rusia ka një ndikim të tërthortë ndikim në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët.
Sa i takon Kinës vlerësohet se shteti aziatik ka zgjeruar aktivitetet ekonomike dhe kulturore, duke shpeshtuar vizitat e delegacioneve qeveritare me delegacionet qeveritare me udhëtime të rregullta vjetore, por si Kina dhe vendet arabe nuk janë në gjendje të veprojnë si një potencial kundërpeshë ndaj SHBA dhe BE-së.
“Shtetet e Gjirit përdorin grupet fetare dhe potencialin e tyre ekonomik për të rritur ndikimin ekonomik në rajon. Përmes qendrave fetare dhe humanitare, ata kanë ndërtuar qindra institucione fetare, sidomos në zonat rurale. Ka raste të konfirmuara e komuniteteve që bien nën ndikimin e ide ekstremiste”
Me interes vërehet ndërhyrja e Turqisë, e cila po përdor lidhje historike dhe kulturore për të ringjallur ndikimin e saj në Shqipëri dhe në rajon. Sipas këtij raporti Ankaraja po ndjek me mjete politike, diplomatike, arsimore, kulturore, fetare dhe ekonomike për të arritur këtë qëllim. Përmendet hapja e universiteteve dhe shkollaveve dhe fondacioneve si dhe nënshkrimi në në 2017, i një kontratë për të ndërtuar aeroportin e ri në Vlorë.
http://www.kas.de/wf/doc/kas_52333-544-2-30.pdf?180910113711
Add new comment