Steve Bannon themelon Lëvizjen e "urrejtjes" për Europën. Bllokim axhendës Merkel-Macron

Postuar në 17 Shtator, 2018 13:20

Parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum. Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë  me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016. Sot Steve Bannon punon për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të  majit 2019.

"Lëvizjet e të drejtës populiste dhe nacionaliste do të fitojnë. Ata do të sundojnë"-tha ai në një intervistë për faqen amerikane të lajmeve “The Daily Beast”. Qëllimi sipas tij është  të bllokohet axhenda e Emmanuel Macron dhe Angela Merkel.

Në funksion të zgjedhjeve evropiane, të cilat janë konsideruar më të rëndësishmet dhe më  interesantet e dekadava të fundit, Bannon themeloi një think tank me bazë në Bruksel, me qëllim për të ofruar këshilla, strategji dhe sondazhe në shërbim të partive të ekstremit të djathtë në Europe. "Është koha që populistët të marrin frenat"- thotë ai. Parashikon që deri në mars fushata për zgjedhjet evropiane të ketë të njëjtin intensitet si ai i zgjedhjeve të presidenaciale në SHBA në vitin 2016 dhe që të gjithë do të flasin për zgjedhjet europiane “në kafenetë e Evropës. "

Bannon deklarohet si admirues i kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilin e quan "Trump para Trump”. Javën e kaluar Bannon u takua me Matteo Salvinin, lideri i ekstremit të djathtë Lega Nord në Itali dhe njëherësh, Ministri i Brendshëm dhe zv/kryeministër i Italisë, i cili ka deklaruar se do t’i bashkohet Lëvizjes.

"Lëvizja" do të shërbejë si një qendër operative për lidhjen mes partive europiane për një dominim më të madh nga Shtetet Anëtare në politikat e Brukselit, lidhue me çështjet e emigracionit apo eliminimin e "Islamit ekstrem" në Evropë.  Fushata do të fokusohet në mediat sociale për të mobilizuar votuesit euroskeptike që do të shkojnë në në votime në maj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.