(S)Pastrimi i kullotave në Konispol: Pse i lini të Tjerët, apo se ne jemi kristianë dhe ata çemër?
Bashkia Konispol, me mbështetjen e forcave të rendit dhe policisë bashkiake ka zhvilluar ditën e sotme në Xarrë një operacion antimandarina. Si pasojë e këtij operacioni janë shkulur në total 250 rrënjë mandarina të mbjella vetëm 4 ditë më parë. Megjithëse fermerët u janë lutur t’u japin 2 ditë kohë për shkulje vullnetare, lutja e tyre ka rënë në vesh të shurdhër
Raportimi i mësipërm është i një televizioni lokal në Sarandë, quajtur Saranda Web, i cili sjell me pamje ndërhyrjen e autoriteteve për shkuljen e mandarinave. Diksuh aty thotë madje se duhet lëshuar kullota, se ka urdhër nga kryetari dhe se madje edhe kontrata zgjidhet, live, në sherr e sipër.
Se çfarë rrumpalle është kjo, nuk ka nevojë të sqarohet. E sigurtë është se këtë skenë, ta dëgjosh edhe në gjuhë të huaj, e beson se është vetëm shqiptare, ndërkohë që në debat e sipër nxjerr kokë edhe një element që mbahet larg syve dhe veshëve: banori që ankohet, mesa duket i vetëdijshëm për shkeljen që ka bërë, nuk i mbetet veçse të kërkojë që shteti, apo banda që qëndron pas shtetit, të mos i trajtojë ca si të njerkës e ca si të nënës.
Ne jemi kristianë dhe Ata janë çemër…
thotë ai duke lënë të kuptohet se e njëjta shkelje nga banorët çamë të zonës nuk ndëshkohet.
Këtu kujtojmë teatrin e kryeministri, i cili kur zhvillonte fushatën elektorale në vitin 2015, “u skandalizua” dhe denoncoi me forcën e parimeve që e kanë shoqëruar gjithë jetën, nga ndasitë fetare që u përçuan nga një prej përfaqësuesve të zonës. Vëllazëria e predikuar nga z. Rama, mesa duket nuk ngjit, edhe sepse ca gjëra janë aty ku janë, ashtu si janë sepse ka qeveri si këto që venë e vinë. Pa zënë rrënjë e pa lëshuar ndonjë koqe ulliri për të qenë.
Add new comment