Mendjehapurit e ndryshimit
Dora e dytë e pushtetit ka nisur atë që mund të quhet fushatë rehabilituese për çështjen e Teatrit. Ndonëse vetëm para pak javësh mbronin me fanatizëm projektligjin “Fusha” për shembjen e godinës ekzistuese dhe ngritjen e kullave, zëdhënësit e Veliajt po bëjnë mendjehapurit, kuptohet pas shuplakës nga BE.
Bashkisë nuk i mungojnë njerëzit që e përdorin fytyrën sipas nevojave të kryetarit. Nënkryetari Arbën Mazniku shpjegoi për News 24 se pushteti ka përqafuar idenë e hapjes së garës për teatrin
“Hapat që do të ndodhin tani do të jenë: Do të kemi një amendim të ligjit. Amendimi do përmbajë mundësinë e garës, që kompani persona apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurojnë apo e kanë një opsion alternative t’ja propzojnë këtë komisionit të shqyrtimit. Ka një datë parlamenti shqiptar i cili do të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe besoj që paralelisht me këtë do shqyrtohet edhe amendimi"– u shpreh Mazniku.
Pa dhënë më shumë detaje se në bazë të kujt ligji do mundësohet gara e hapur Mazniku tha se ligji mund të ishte bërë më i mirë nëse opozita do kishte bashkëpunuar për projektin Fusha.
Comments
kopilat e rames
"Mazniku tha se ligji mund të ishte bërë më i mirë nëse opozita do kishte bashkëpunuar për projektin Fusha."
Edhe per kete opoziten bejne me faj?!!! HA HA HA
Lume ne per keta "burra"!
Add new comment