Motoçikleta e re e Vladimir Putin
Në Rusi ndjekin fjalë për fjalë sugjerimet e presidentit Vladimir Putin, i cili është një nga mbështetësit fanatik të teknologjisë vendase. Pas limuzinës prestigjioze Cortege e cila tashmë do të jetë prototipi për një sërë automjetesh të reja qeveritare, po prodhohet motoçikleta me të njëjtin emër. Këto lloj motoçikletash do të shoqërojnë limuzinën dhe presidentin rus në të ardhmen.
Motoçikleta Cortege ashtu si makina ka një paraqitje impresionuese. Me timonin e përparmë të plotë dhe pjesët e pasme të bagazheve të inkorporuara në dizajnin origjinal. Veçanërisht interesante është forca e blinduar e tyre, duke rezultuar në një peshë prej më shumë se 500 kg.
Megjithë peshën, performanca e këtyre motoçikletave pritet të jetë shumë e mirë, sipas asaj që thonë rusët. Më konkretisht për 0-100 km / h do të duhet vetëm 3.5 sekonda dhe shpejtësia limit e tyre do të jetë 250 km / h. Dhe të gjitha në sajë të motorit, për të cilin deri tani dijmë se do të jetë i sheshtë (Boxer, si disa modele BMë) dhe me një performancë prej rreth 150 kuaj-fuqi.
Add new comment