San Torini, merren masa kundër keqtrajtimit brutal të gomarit
Vala e madhe e turistëve që përmbyt ishullin e njohur grek të San Torinit ka nxjerrë në pah një problem që në dukje është banal, por që në të vërtetë tregon pasojat që vijnë kur turizmi kthehet në industri.
Keqtrajtimi i kafshëve të ngarkesës, kryesisht gomarit, që përdoret për transportin e turistëve, është kthyer në një çështje publike aq sa Këshilli Bashkiak është detyruar të marrë masa.
Në një mbledhje të fundit, Këshilli ka detyruar poseduesit e kafshës në fjalë, që të sigurojë kohë më të zgjatura në hije, të sigurojë ushqim dhe ujë të bollshëm dhe përmirësim të kasolleve ku ata mbahen. Po kështu bashkia ka vendosur që të bëjë regjistrimin e gomerëve, ndërkohë që keqtrajtimi do të sjellë përjashtimin e pronarëve nga unioni lokal. Po kështu është kërkuar mbështetje mjekësore e shtuar për kafshët në fjalë, për të cilën është premtuar nga aktivitstët se do të kërkohen fonde.
Mbledhja e këshillit erdhi pas një incidenti të dhunshëm mes aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve dhe pronarëve të gomerëve apo mushkave në San Torini që përdorin kafshën për transport njerëzish.
Në videon e shpërndarë në mediat greke duken banorë të ishullit që sulmojnë aktivistët, ndërkohë që më herët, San Torini ka ardhur në vëmendje për keqtrajtimin brutal të gomarit nga pronarë të ndryshëm, përmes pamjeve video, që janë më te vërtetë të dhimbshme. Po kështu një problem është mbingarkesa që haset shpesh dhe që ka provokuar po ashtu reagime në mbarë Greqinë.
Add new comment