Shiu i korrikut përmbyt Spitalin e Shkodrës. Ministrja deklaroi 5 mln euro investime!!!
Sot Top-Channel raportonte me plane video përmbytjen nga shiu të spitalit të Shkodrës. Televizioni në fjalë raporton se bëhet fjalë për Spitalin Rajonal të Shkodrës, në të cilin përmbytja duket se vjen edhe nga katet e sipërme që provon për një situatë jo të mirë.
Kjo gjendje është disi e pakuptueshme kur në maj të vitit të shkuar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaronte(video e dytë) në prani të kryeministrit Edi Rama se në tre vitet e fundit në këtë spital janë investuar 5 milionë euro.
Ose kemi të bëjmë me dy spitale të ndryshme, ose cilësia e punëve në një spital ku vendosen aparatura nga më modernet është shumë e ulët. Shi në Shqipëri ka rënë që me fillimet e pleistocenit dhe përmbytjet kaq të shpeshta nuk mund të shpjegohen vetëm me nivelin e reshjeve në vend. Kjo ndodhi në Tiranë me përmbytjen e Bashkisë dhe të Bibliotekës, tani me spitalin. Diçka nuk funksionon mirë në planin organizativ, ose fati i keq përndjek në mënyrë ogurzezë ëndrrën e Rilindjes për të bërë Shqipërinë dinjitoze.
Add new comment