Mbytjet “gjunjëzojnë” ministrin Klosi: Nuk funksionon roja bregdetare

Postuar në 09 Korrik, 2018 15:01

Mbytjet e qytetarëve në plazhet tona, ka “gjunjëzuar” ministrin e  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili nga foltorja e Parlamentit ka deklaruar se çdo humbje njerëzore i bën ata kokëulur. Për zgjidhje, ministri Klosi sheh vendosjen e rojeve bregdetare, pasi  bizneset sipas tij janë të detyruara me ligj  ta mundësojnë një shërbim të tillë.

"Ndaj, - shtoi Klosi, - duhet angazhim i gjithë strukturave lokale dhe qendrore, që i gjithë sistemi të funksionojë nga poshtë-lart". Vetëm javën e shkuar janë mbytur 5 persona në plazhet shqiptare, mes tyre edhe një turiste e huaj. Ndërkohë po të dielën, tre qytetarë rrezikuan jetën te Gjiri i Lalëzit, për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.

Në maj të 2014, qeveria vendosi me anë të një VKM-je, që të ketë kulla vrojtimi për çdo zonë të deklaruar për plazh dhe aktivitete çlodhëse, me lartësi 3 metra për cdo 200-250 metra plazh.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.