“Teatri hodhi tuç minjtë e Bashkisë” (Video)
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi sërish kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës dhe ndërtimit të 6 kullave sipas planit të kompanisë Fusha.
Aktivistët thanë se janë mbledhur mbi 2 mijë firma dhe se arkitektë dhe specialistë të njohur kanë argumentuar me anë të një letre të hapur pse ekspertiza e njerëzve që janë në shërbim të bashkisë nuk qëndron.
Sipas tyre përgjigjia më e mirë për ata që janë munduar të bindin publikun se godina mund të bjerë edhe po të fryjë era e dha tërmeti i së mërkurës. Peticionin kundër shembjes e firmosi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të ndalë grabitjen në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.
Add new comment