Ekspertiza e parë: Përmbytja e Bashkisë dhe Bibliotekës erdhi nga Rruga e Durrësit

Postuar në 01 Korrik, 2018 21:25

Bashkia e Tiranës e angazhuar më së shumti me çështjen e Teatrit Kombëtar pësoi një tronditje të imazhit nga përmbytja e vetë godinës së Bashkisë dhe më pas e Bibliotekës Kombëtare nga reshjet e pak ditëve më parë. 

Megjithë kujdesin e mediave për të mos ekspozuar ngjarje që dëmtojnë imazhin e Bashkisë, përmbytja e Bibliotekës e trashi zullimin dhe shtoi dyshimet se qullosja e arkivën së Bashkisë dhe Fondit të Bibliotekës erdhi nga problmemet në sistemin e "Sheshit Skënderbej". 

Bashkia dhe kryetari i saj nuk do ja lejonin asesi vetes të njolloseshin me një turp të tillë, kur angazhuan gjithë makinerinë e "marrëdhënieve publike" për të zyrtarizuar një çmim të porositur të sheshit më të bukur në Europë. 

Kryebashkiaku të cilin kataklizma e gjeti në gjumë nxitoi ta quajë një tërbim të natyrës të paparë ndonjëherë nga anët tona, i detyruar të japë një version me shumë gjasë nga pamjet e publikuara të tharjes së dokumentave në korridor, imazhe që zhubrosën disi kostumin e superheroit, të cilit kësaj radhe i ra bytha në ujë. 

Vetë Bashkia nuk kishte ndërmend të kërkonte ekspertizë për shkaqet e përmbytjes së fondit të saj dhe e sprovuar me rolet e animuara të kryetarit vuvosja dukej e mjaftueshme për të kaluar lumin në një vend ku çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë. 

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare nuk mund të injorohej dhe titullarja e këtij institucioni u detyrua të kërkojë ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit, i cili nuk ka dalë ende me një raport. Në pritje të përfundimeve Bashkia ka avancuar nga versioni fillestar duke ideuar si shkak problemet me Kanalizimet në Rrugën e Durrësit.   

Koordinatori i projektit të "Sheshit Skënderbej", Gent Agolli thotë për Tema Tv se nuk kanë qenë punimet në shesh që kanë provokuar përmbytjet e ditëve të fundit. "Këto ndërhyrje kanë përmirësuar dhe kontribuar në largimin e ujit, jo përkeqësuar”, shprehet ai. Agolli shton më tej se "Problem është tubacioni i Rrugës së Durrësit. http://www.tematv.al/2018/07/01/menaxheri-i-nd-rtimit-t-sheshit-p-rmbytj...

Nuk dihet nëse ky pretendim  i zyrtarit të Bashkisë mund të ndikojë raportin e Institutit të Ndërtimit. Deri tani kemi të bëjmë vetëm me një konsideratë të asaj që është projektuar apo zbatuar në "Sheshin Skënderbej" sipas kordinatorit të punimeve, por jo një raport teknik si ka funksionuar apo reaguar sistemi i shkarkimit të ujërave gjatë reshjeve të ditëve të fundit. Edhe nëse vërtetohet se problemi është në tubacionin e Rrugës së Durrësit, defekti sërish lidhet me ndërlidhjen e sheshit me sistemet e zonës përreth. 

Fakti që nuk pati probleme me ujërat në godinat e Rrugës së Durrësit apo në Muzeun Kombëtar, por me ndërtesat në anën tjetër të sheshit, shton të tjera pikëpyetje. Nuk është hera e parë që problemet e përmbytjeve kanë ardhur nga nxitimi dhe problemet me zbatimin e projekteve, siç ndodhi me për mbytjen në autostradën Tiranë- Durrës për shkak të tjetërsimit të kanaleve kulluese nga mbivendosja e projektit të palmave. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.