80 call center pa licenca. Kreu i AMF: Kemi dërguar disa shkresa

Postuar në 30 Maj, 2018 15:35

Dyshimit se janë 80 kompani në sektorin Call Center, të cilat mashtrojnë përmes telefonisë dhe përdorin aktivitetin për pastrim parash, drejtori i AMF-së, Ervin Koçi i është përgjigjur se e ka cuar ankesën pranë 4 institucioneve, përfshi dhe SHISH.

Pyetjen për aktivitetin e paligjëshëm të tyre, e ka bërë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace gjatë diskutimeve të raportit vjetor të AMF-së.

Në konkluzionin qe Brace ka dhene per punën e AMF, ka përsëritur akuzën se institucioni i Drejtuar nga Koci, po lejon funksionimin e Byrosë së Sigurimeve në paligjshmëri të plotë.

Edhe pse për Braçen, përgjgjësia direkte për ngërçin bie mbi drejtoreshën e shkarkuar të AMF-së, ai ka kritikuar Koçin për qëndrimin e tij pasiv. Madje kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka kujtuar se janë 895 milionë lekë detyrime të  pashlyera për për dëmet nga fondi i Kompensimit.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.