Gati qeveria e re në Itali, Europa në ankth
Italia më në fund duket se do të ketë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit. "Marrëveshja për qeverinë e re të Italisë dhe emrin e kryeministrit është përfunduar"- tha kreu i Lega Mateo Salvini.
Kryeministri nuk do të jetë asnjë nga liderët e dy partive, Lega Nord dhe Pesë Yjet. Salvinini dhe Di Maio u takuan përsëri në Romë për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes.
"Emri i kryeministrit është i balancuar dhe i kënaq të gjithë"- tha Salvini. Kandidati për kryeministër i qeverisë së re italiane është Xhuzepe Konte. Konte është jurist në profesion dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë. Vetë Salvini e Di Maio do të jenë pjesë e qeverisë së re, njëri ministër i brendshëm e tjetri, i zhvillimit ekonomik.
Sekretari i Lega-s u përgjigj dhe ministri francez i Financave Bruno Lemmer, theksoi se "nëse qeveria e re italiane dështon të respektojë deficitin, borxhin dhe detyrimet e saj bankare, stabiliteti financiar i të gjithë Eurozonës do të rrezikohet ".
Add new comment