"Mirupafshim Europës"
Revista Spiegel ka tërhequr vëmendjen me kopertinën e kësaj jave. Në stampën e saj tregohet një dorë që ka të ngritur gishtin e mesit, në majën e të cilit është presidenti amerikan Donald Trump. Kopertina shoqërohet me titullin "Mirupafshim Evropës"
Në këtë mënyrë, revista komenton vendimin e presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Analistët theksojnë se marrëdhëniet euro-amerikane do të zbhehen pasi vendet e BE-së kanë pasur një rol krysor në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Publikimi i këtij numri të revistës shkaktoi një stuhi reagimesh, ndërsa botimi në Twitter, u bë menjëherë retweet nga ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud. Kolumnisti i Washington Post Brian Klaas shprehu zhgënjimin e tij se si po trajtohet tani SHBA nga europianët. "Kur Amerika synon të jetë e vetme në të gjitha, SHBA dobësohet"- shkruajti ai në Twitter
"Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara nuk mund të konsiderohet miqësore dhe vështirë të quhemi partnerë”- raporton Spiegel. "Perëndimi që njihnim dikur nuk ekziston më”-shton më tej revista.
Add new comment