5 vjet burg për peshkun e vogël të LSI-së
Ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë” në fund të një procesi gjyqësor që zgjati një vit.
Gjykata e dënoi me 5 vite burg.
Zoto u arrestua në shkurt të vitit 2017, pas dëshmisë së dhënë nga zëvendësi i tij, Iljaz Labi që pranonte veprimet korruptive me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe implikonte ish-shefin e tij.
Sipas dëshmisë së zëvendësit të tij, Iliaz Labi i kthyer në një dëshmitar të drejtësisë dhe përgjimeve të paraqitura si provë nga Prokuroria, Zoto kishte përfituar në një episod 2 milioë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e furnizimit me ushqim të burgjeve.
Artur Zoto u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në vitin 2013 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në korrik 2016. Para se të arrestohej, Zoto dha dorëheqjen me motivacionin e “pamundësisë së kryerjes së detyrës për shkak të arsyeve personale dhe familjare”.
Add new comment