Tren Igumenicë-Gjirokastër
Me iniciativë të Prefekturës së Epirit ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën që lidh portin e Igumenicës me Janinën dhe Gjirokastrën. Studimi është kryer si pjesë e programit strategjik të bashkëpunimt Greqi - Shqipëri 2007 – 2013.
Qëllimi ishte konfigurimi i bilancit kosto - përfitim, në mënyrë që të bëhet krahasimi me projektet e tjera alternative që lidhin në rrugë hekurudhore Shqipërinë dhe Greqinë. Shpenzimet e studimit të kryer nga nga firma NAMA Consulting Engineers dhe Planners SA arritën në 65.276,10 €uro (përfshirë TVSH-në).
Por nënprefektja Tatiana Kalogianni, në deklaratat e raportuara në botimet e fundit që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e Shqipërisë dhe Greqisë tha se kjo do të bëhet përmes Maqedonisë Perëndimore me tre alternativa të mundshme:
1. Follorinë-Kapshticë (me lidhje me Aeroportin e Kosturit) -Pogradec-Tiranë
2. Follorinë -Aeroporti i Kosturit-Ieropigi-Pogradec-Tiranë
3. Kozan-Siatista-Aeroporti i Kosturit-Pogradec-Tiranë.
Në raport nuk përmendet se Greqia dhe Shqipëria kanë dhe një alternativë të katërt, atë të lidhjes së Prefekturës së Epirit me Qarkun e Gjirokastrës, projekt që sipas studimit të fizibilitetit është lehtësisht e realizueshme.
Kjo për shkak se pjesa shqiptare e linjës hekurudhore shtrihet në tokë fushore dhe kodrinore dhe në gjatësinë e përgjithshme prej 73 km parashikohen 2 tunele me gjatësi totale 10,3 km dhe 9 tunele të hapura me gjatësi totale 4.6 km, si dhe 26 ura të vogla
Kalogianni thotë se "Autoriteti Rajonal i Epirit mbështet zbatimin e shpejtë të çdo projekti që përshpejton ndërlidhjen midis Greqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sic është ai Igimenicë-Gjorokastër. Kërkesa nga Rajoni Epirit për lidhje hekurudhore me rrjetin ekzistues mbetet e fortë, por vendimet kryesore merren në nivel qeveritar"
Add new comment