E pabesueshme, Erjon Veliaj propozon javën me tetë ditë për Tiranën: Nuk na del java e zakonshme për punët që duam të bëjmë
Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt raportonte sot mbylljen e fazës së mbjelljes së pemëve që sipas saj arrin në numrin 120 mijë. Në mbledhjen me stafin e afërt, kryetari Veliaj ka përgëzuar stafin, por ka vënë në dukje se nga përvoja e deritanishme e tij dhe e bashkisë, rezulton se java me shtatë ditë është e pamjaftueshme. Për këtë arsye z. Veliaj ka propozuar që java e një novatori të Bashkisë të jetë me tetë ditë.
Për efekt pagese dhe llogaritje pushimesh, duhet që kjo ditë e shtuar të ketë një emër të veçantë, të ri, që i shtohet atyre të ditëve të tjera. Në këtë drejtim, z. Veliaj ka kërkuar propozimin e emrave të ndryshëm të cilët kanë nisur që të dorëzohen nga drejtime të ndryshme.
"Të Kripura" mësoi disa prej tyre që po i përcjellim më poshtë:
Lalushe, lalushare, lalkë
E vjelë, e velunë, e ervelse, në të erveles
E teta, e muajshme, e tironës, e papushime
undiel, e hënë plus, rilindëse, ridiell
Propozimet pranohen deri në datë 35 maj sipas kalendarit të ri që e bën muajin me katër ditë më shumë.
Shaptilografisti
Add new comment