Opozita thirrje për mospagim taksash

Mbledhja e përbashkët PD-LSI vendosi mosbindje civile dhe protesta kundër taksave arbitrare të qeverisë. Aksioni i ri opozitar do nisë të martën me praninë e deputetëve në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në Kukës. “Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozites në sallen e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Në këtë situatë ku rama e futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por lidhemi me qytetarët”-deklaroi basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Në komunikimin me mediat Basha bëri thirrje për të mos paguar taksën e rrugës së Kombit, taksën e karburantit, taksën e rritur të pronës, të biznesit të vogël si dhe tarifen e rritur të ujit.
Add new comment