Biznesi: Punësimi përmes Zyrave të Punës, proces i dështuar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/03/Rama-me-fasonet_2018_03_20_13.jpg?itok=_QGB6oes)
Punësimi i individëve në moshë madhore që marrin ndihmë ekonomike, përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës te bizneset private, ka qenë një nga nismat prioritare të qeverisë Rama. Por, efekti i tyre duket se ka qenë i papërfillshëm, pasi individët në masë kanë preferuar më mirë të marrin asistencën dhe jo punën e ofruar, dhe vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama duket se nuk ka lënë shumë vend për zgjedhje për këtë kategori.
Por, kryetari i Dhomës së Fasonistëve gjykon se nisma e qeverisë nuk ka dhënë rezultate efektive për bizneset, pasi këta të fundit kanë nevojë për njerez të aftë profesionalisht.
Teksa qeveria ka rikonceptuar skemën e punësimit, duke përfshirë edhe trajnimin me një motivim pagese prej 5500 lekësh, Gjika shprehet se ky stimulim në vendet e zhvilluara është dhënë për incentiva mikrobzinesi dhe jo për kurse pune.
Sot, në Zyrat e Punës janë të regjistruar 48 mijë punëdhënës të regjistruar për 4400 vende të lira pune.
Add new comment