Diskutimet me Greqinë, mosmarrëveshje për një bllok detar

Postuar në 10 Mars, 2018 12:04

Ministri grek i Mjedisit, George Stathakis deklaroi se negociatat për Zonat Ekskluzive  Ekonomike me Shqipërinë po avancojnë pozitivisht.

Çështja e vetme që mban peng mbylljen me sukses të paktit detar me Greqinë duket së është një kuadrat në hapësirën detare të Jonit, për të cilën të dyja palët pretendojnë se kanë juridiksion. 

Ministri i Mjedisit dhe Energjisë George Stathakis në një intervistë për radio stacionin 247 tha se diskutimet me Shqipërinë mbi definicionin përfundimtar të Zonës  Ekskluzive Ekonomikej anë në progres dhe po përparojnë pozitivisht. 

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërkimin e hidrokarbureve në Detin Jon ai shtoi se e vetmja çështje e pazgjidhur është një bllok detar në kufirin me Shqipërinë, për të arritur marrëveshjen përfundimtare për Zonat Ekskluzive Ekonomike në kuadër të diskutimeve më të gjera mes Shqipërisë dhe Greqisë  për zgjidhjen e këtyre çështjeve të mbetura pezull.  Sipas tij, Greqia po hyn në fushën e eksplorimit të hidrokarbureve në zona ku tashmë janë bërë zbulime të mëdha si në Qipro, Izrael dhe Egjipt.

http://www.enikonomia.gr/economy/182513,stathakis-thetika-exelissontai-o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.