Greqia avancon procedurat për kërkimet në Jon
Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.
Ato janë Hellenic Petrolium dhe kompanitë shumëkombëshe Total, ExxonMobil dhe REPSOL. Nuk mori pjesë Energean, e cila kishte shfaqur interes për rajonin e Jonit. Afati i fundit për shprehjen e interesave skadonte të martën dhe sipas EDEY propozimet janë: Konsorciumi Total - ExxonMobil - HEPO për kërkimet në detin e Kretës Perëndimore dhe Jugperëndimore dhe Repsol - ΕΛΠΕ për kërkimet në detin Jonin. Repsol së bashku me Hellenic Petroleum, është edhe partner i koncesioneve të tjera të Energean në Greqinë lindore.
"Procesi i tenderimit shkoi mirë, në përputhje me të gjitha parashikimet ligjore. EDEYA do të vazhdojë me intensitet vlerësimin e tofertave me qëllim dorëzimin në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë për ndarjen e zonave të koncesionit"- theksohet në njoftimin për shtyp. Presidenti dhe CEO i EDEYA, tha se procesi i vlerësimit të përfundojë deri në maj.
http://www.kathimerini.gr/952112/article/oikonomia/ellhnikh-oikonomia/dy...
Add new comment