Juncker: Nuk e dimë si do jetë rekomandimi për Shqipërinë
Pas turit të vizitave të tij në vendet e Ballkanit kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, cilësoi Shqipërinë si një ndër vendet ku duhen bërë më shumë përparime për shkak të problemeve me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në një intervistë për Deutsche Ëelle, Juncker foli hapur për sfidat e Tiranës.
“Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit”
Juncker zbuloi edhe një detaj bfa vizita në Tiranë, ku sipas tij udhëheqja politike e vendit ishte më shumë e interesuar për afatet sesa për plotësimin e kritereve.
“Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”
Kujtojmë që Juncker gjatë vizitës në Tiranë nuk dha një datë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Add new comment