Bravo çuna! Banane dhe kokainë dhuratë nga shërbimet partnere
Shërbimet partnere ishin ato që i dhanë në tavë policisë shqiptare, suksesin e radhës në luftën kundër drogës. Autoritetet gjermane mbajtën nën vëzhgim kontenierët me 613 kg kokainë që ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije mbërriti në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Policia shqiptare ka ndërhyrë në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim në datën 27 Shkurt nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekaj nga Tropoja me banim në Manëz të Durrësit. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani, ku ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge.
Në flagrancë u arrestuan, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Lënda narkotike sipas autoriteteve kap vlerën e rreth 180 milion eurove. Kujtojmë se edhe goditja e grupit të Xibrakës u krye pas sinjalizimeve nga autoritetet gjermane të luftës kundër drogës.
Për kapjen e 613 kilogramëve kokaninë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në tuiter ai shkruan: "Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Një goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit dhe forca e shtetit po vepron". Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë pas kapjes së sasisë rekord të kokainës thotë se kjo ngarkesë nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike.
Comments
Kryeministri e mendon ndryshe
Kryeministri e mendon ndryshe ... "Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit...".
Ne fakt ministri i Brendshem
Ne fakt ministri i Brendshem e mendon ndryshe:
Ministri Xhafaj ne twitter:
Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp.
Add new comment