Qëndrimi zyrtar i Kosovës: Jo presidentit të përbashkët me Shqipërinë
Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini është kundër propozimit të Kryeministrit Edi Rama për President të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët. Ndërkohë këtë të hënë në një intervistë për TemA TV Ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e sajë. Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana. Ai thotë se Bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike.
Ai shprehet se dy vendet kanë vullnet politik por se kjo nuk është e mjaftueshme I pyetur në lidhje me deklaratën e Ministrit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për zërin e Amerikës ku thoshte se Shqipëria e ka bërë punën e saj dhe se presin nga Kosova e cila është e ndikuar nga interesat e bizneseve Ambasadori ka këtë përgjigje:
Biznesi i Kosovës ka shumë vërejtje që ndoshta Majko nuk i di
Ndërkohë ambasadori shprehet se nuk është momenti i duhur për heqjen e doganave mes dy vendeve deri sa të dy vendet të jenë pjesë e Shengenit. Ukshini thotë se së shpejti do të organizojnë një forum biznesi ku do të marrin në konsideratë të gjitha ankesat e bizneseve për ti referuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Add new comment