Akuzat për Putin, gazetari rus braktis debatin në Al Jazeera: "Njerëzit nuk janë budallenj"
Diksutimi për zgjedhjet në Rusi, ka provokuar një incident në debatin e organizuar nga Mehdi Hasan, në programin e tij, UpFront në Al Jazeera. Një prej gazetarëve të ftuar në panel, Valdimir Pozner, ka lënë studion për shkak se siç tha ai “nuk dua të përfshihem në një debat ideologjik”. Veprimi i tij erdhi pas diskutimeve në studio të dy të ftuarve të tjerë, gazetares Evgenia Albats dhe aktivistit Vladimir Kara-Murza. Sipas Pozner, njerëzit votojnë për Putin jo sepse janë budallenj dhe mbështetja për presidentin rus duhet parë për atë që është, jo për të përpunuar analiza subjektive.
“Nuk jam më i interesuar për ideologjinë”, tha Pozner duke përsëritur disa herë: “Unë nuk jam mbështetës i Putin” dhe duke u larguar. Emisioni kishte si temë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane dhe zgjedhjet e afërta në Rusi.
Russians vote for their next president in March. Will Putin win his fourth term? In the Arena to debate: @albats, @vkaramurza and Vladimir Pozner.
Full debate: https://t.co/JLMhD42fKS pic.twitter.com/bZrZDVpfMk— UpFront (@AJUpFront) February 24, 2018
Add new comment