Partia Komuniste e Kinës shfuqizon kufizimin e mandateve presidenciale

Partia Komuniste e Kinës ka propozuar shfuqizimin e një klauzole kushtetuese që kufizon mandatin presidencial në dy mandate. Sipas propozimit të ri, presidenti dhe zv.presidenti mund të shërbejnë deri në pesë mandate, një shenj e qartë kjo e vullnetit për t’u përjetësuar në pushtet.
Lëvizja konfirmon dyshimet se Xi Jinping ka patur synime për ta ushtruar pushtetin aktiv përtej vitit 2023, ndërkohë që në Kongresin e fundit të partisë, ndikimi dhe fuqia e tij u afrimuan me një tejtër forcë.
Ai ka qenë president i Kinës që nga viti 2013 dhe duhet të mbyllë detyrën ën vitin 2023. Tradita e kufizimit të mandateve në 10 vjet zuri fill në vitet ’90 kur lideri Deng Xiaoping mendoi të shmangte problemet që u krijuan gjatë periudhës së Mao Tse Dung dhe pas vdekjes së tij.
Add new comment