Qeveria zgjidh kontratat për HEC-et mbi Osum
Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi për revokim të lejes mjedisore për HEC-et mbi Osum, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”.
Në njoftim thuhet se "Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje. Gjithësesi paralelisht me mbështetjen për vepra të reja energjetike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizon se projektet duhet të jenë në përputhje me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin".
Çështja fitoi vëmendje publike pas denincimit të Shoqatës "Rafting Albania" dhe raportimeve mediatike, pas të cilave kryeministri Rama pranoi se në vlerësimin e projektit të rishikuar në 2016 ishin bërë gabime pa dashje. Dhënia me konccesion e d hidrocentraleve ishte miratuar në 2016, por leja mjedisore u dha më vonë. Ministri i Turzmit, Blendi Klosi akuzoi shoqërinë konccesionare se manipuloi kordinatat dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Add new comment