Dosja "Novartis", skandali u hetua dhe zbulua nga FBI amerikane
Skandali me rryshfetet me kompaninë faramaceutike "Novartis" dhe rimbursimin e barnave ku përfshihen 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra të Greqisë është një dosje që u është përcjellë autoriteteve greke nga FBI amerikane.
Avokati grek i tre personave paditës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, tha për mediat se FBI ka në posedim të gjitha provat materiale që vërtetojnë përfshirjen e një pjese të politikanëve të akuzuar.
Dokumentet, bisedat telefonike, videot, e-mailet dhe llogaritë bankare dëshmojnë favorizimin qe qeveritë greke i bënë kompanisë Novartis, duke dëmtuar konkurrencën. Bëhet fjalë për politikanë të partisë Demokracia e Re dhe PASOK, mes të cilëve ish-kryeministri Samaras, Komisioneri për Emigracionin, Dmitiris Avramopoulos, ish-ministri i Jashtëm, Evangjelos Venizelos etj.
Paditësit janë ish-zyrtarë të Novartis, të cikët i kanë dhënë dokumente FBI-së dhe dinë çdo prapaskenë. Autoritetet amerikanë kishin shprehur interesin për t'u informuar. në çështje përfshihen edhe persona politikë, të cilët kanë marrë vendime politike pro firmës farmaceutike.
FBI dërgoi informacionin që dinte nga kërkimet e veta, ku sipas burimeve nuk përmendet emri i ish-kryeministrit, Antonis Samaras. Megjithatë, dërgimi i dosjes së Novartis në Parlament, pavarësisht nga reagimet e zemëruara të politikave të raportuara dhe polemika të ashpra politike, thuhet se ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe tek shërbimet e SH.B.A.-së që merren me hetimet. Raportet e informacionit të FBI dërgohen vetëm për informacion dhe udhëzime për hetimet në territorin grek dhe jo për përdorime të tjera
Add new comment