Një hap para klonimit të njeriut

Postuar në 24 Janar, 2018 23:36

Për herë të parë shkencëtarët arrijnë klonimin e dy majmunëve, duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly 22 vjet më parë.

Klonimi u krye në një laborator në Akademinë e Shkencave në Shangai. Majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua janë të parët që krijohen me teknikën e transferimit të qelizave të vetme, që përfshin kalimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas zhvillohet në një embrion

Sidoqoftë, arritja është e madhe. Shkencëtarët me këtë arritje hapin rrugën për  hapin e ardhshëm dhe ndoshta të fundit, i cili nuk është asgjë tjetër përveç klonimin e njeriut.

Që nga viti 1996, shkencëtarët kanë arritur  klonimin e kafshëve të ndryshme, si derrat, qentë, macet dhe kuajt, por në asnjë rast nuk kanë arritur të klonojnë të ashtuquajturat gjitarët dominues si majmunët dhe njerëzit.

"Ishte një udhëtim i gjatë, por në fund ne e bëmë"- tha një studiues, i cili shpjegoi se qëllimi i tyre nuk ishte për të klonuar majmunët, por qeniet njerëzore. Megjithatë, siç vuri në dukje  komuniteti global refuzon klonimin e njeriut për "arsye etike".

Eksperimentet mbi klonimin e kafshëve dhe njerëzve kanë shkaktuar debate të mëdha në komunitetin global, por edhe në mesin e shkencëtarëve. Ka shumë njerëz të cilët hedhin poshtë si të rrezikshme idenë e klonimit, duke iu referuar situatave që mund të ndodhin dhe të mos shërueshme nga njerëzimi, por edhe duke shkaktuar sëmundje të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.