majmunet
Geni njerëzor gjeneron tru më të madh te majmunët
Shkencëtarë të Institutit Max Planck në Drezden të Gjermanisë në bashkëpunim me kërkues nga Instituti për Kafshë Eksperimentale në Tokio kanë arritur të realizojnë një fetus majmuni me tru të rritur duke ndërfutur gene njerëzore.
Studimi/Majmunët e sotshëm janë më inteligjentë se primatët
Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar. Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.
Një hap para klonimit të njeriut
Për herë të parë shkencëtarët arrijnë klonimin e dy majmunëve, duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly 22 vjet më parë.
Klonimi u krye në një laborator në Akademinë e Shkencave në Shangai. Majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua janë të parët që krijohen me teknikën e transferimit të qelizave të vetme, që përfshin kalimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas zhvillohet në një embrion