Arta Marku sposton rrethin e Llallës
Pak ditë pas ardhjes në detyrë kryeprokurorja Arta Marku ka bërë lëvizjen parë duke ulur në pozicion Rovena Gashin, Prokuroren që drejtonte zyrën e marrëdhënieve me Jashtë.
Gashi ka qenë drejtuese e sektorit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, e cila kundërshtuar hapur qëndrimet e ambasadorit Lu për reformën në drejtësi.
Madje ambasada e SHBA i refuzoi vizën, ccka e detyroi Gashin t'i drejtohej me një letër presidentit të kohës, Bujar Nishani ku i sqaronte pozicionin e saj.
.
Pjesë nga letra
Në vlerësimin tim, revokimi i vizës së shërbimit ka lidhje më së pari me qëndrimet që kam prezantuar lidhur me draftin e Reformës në Drejtësi. Në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, unë kam qenë pjesëmarrëse në disa aktivitete dhe tryeza diskutimi lidhur me paketën kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë. Në çdo rast, unë kam shprehur qëndrimin tim parimor dhe profesional, duke vlerësuar nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Në prezantimet e mia publike, në disa raste në prania edhe të Ambasadorit amerikan në Tiranë, z. Donald Lu, kam kundërshtuar disa aspekte të drafteve ligjore, të cilat, në pikëpamjen time binin ndesh me parimet e përgjithshme të së drejtës, si edhe me forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto qëndrime të miat parimore binin ndesh me projektin e hartuar nga disa ekspertë vendas dhe të huaj, i cili mbrohej publikisht nga ambasadori amerikan, Donald Lu. Në kontakte formale dhe informale me zyrtarë të ndryshëm të Ambasadës Amerikane më është përcjellë mesazhi që, nëse do të vijoja të prezantoja qëndrime kundër projektit të mbrojtur nga ambasadori Lu, ndaj meje mund të kishte pasoja negative. Këto sugjerime nuk janë marrë parasysh prej meje, duke mbrojtur në çdo aktivitet bindjen time, bazuar në përvojë dhe profesionalizëm. Rezultoi se, një pjesë e konsiderueshme e argumentave të prezantuara nga ana ime, u konsideruan të tilla edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, i cili u investua nga palët politike në Shqipëri. Pra, rezultoi që, pavarësisht presioneve ndaj meje, por edhe prokurorëve të tjerë, që të mbështesnin pa asnjë kundërshti draftin e mbrojtur nga ambasadori Lu, profesionalizmi i dëshmuar nga unë, nga prokurorët e tjerë, si edhe njohës të ligjit, të ishte në përputhje me parimet ndërkombëtare të së drejtës.
Lëvizja në detyrë e Prokurores Rovena Gashi është komentuar edhe nga Partia Demokratike. Në një deklratë për shtyp PD thotë se shkarkimi i prokurores, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi.
"Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit! Kur drejtësia kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin"-thuhet në deklaratën e PD-së
Add new comment