Drejtoresha e AKPT: Nuk është hequr kufizimi 100 m për ndërtimet pranë monumenteve
Heqja e vijës kufizuese 100 metra për ndërtimet pranë monumenteve të kulturës ka nxitur debat në opinonin publik për ndërtime pranë objekteve të mbrojtura dhe favorizime klienteliste. Por, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca mohon një lajm të tillë, duke sqaruar se distanca ruhet dhe mbrohet ligjërisht nga një urdhër i Ministrisë së Kulturës i lëshuar në vitin 2015. Sipas saj, rishikimi i nenit është bërë për të shmangur mbivendosjet. TemaTV
Add new comment