Kriteret për juristin e KLP-së nga shoqëria civile, shumë të vështira për t'u përmbushur

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 16:40

Bllokimi i konstituimit  të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të mungesës së kandidaturave nag shoqëria civile, duket se vjen edhe si pasojë e kritereve të forta të vendosura. Sipas drejtueses ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj, kërkesat për jurist që janë vendosur në këtë drejtim janë shumë vështirë që të arrihen nga kandidatët. Sipas saj një pjesë e mirë e kërkesave të vendosura janë përmbushur, por nuk është arritur p.sh përfshirja për pesë vite në shoqërinë civile. Kjo ka ndodhur në katër raundet e zhvilluara në disa qytete të ndryshme, ndonëse sipas Skëndajt ka patur interes. “Janë bërë sesione të shumta informimi...Më e mira do të ishte që kur këto kritere u vendosën në ligj të bëhej një studim dhe të shikohej nëse kishte realisht kontigjent të mjaftueshëm në shoqërinë civile që plotësonin në mënyrë kumulative ato kritere që diskutoheshin gjatë procesit draftues”, thotë ajo në një prononcim për TemaTv. 

Bllokimi i KLP-së është bërë shkak për krizën e rizgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm, në momentin që kryeprokurorit aktual i ka mbaruar mandati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.