Zjarri që “kërcënon” Izraelin
Rindizet tensioni në Lindjen e Mesme për shkak të vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, duke përmbysur në thelb politikën kujdesshme në një çështje të mprehtë për dekada të tëra. Vendimi i presidentit amerikan që pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, i jep fund përpjekjeve të dhëndërit dhe njëkohësisht këshilltarit të tij, Jared Kushner pë rifillimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Donald Trump do të udhëzojë Departamentin e Shtetit që të fillojë përgatitjet për transferimin e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem. Procesi pritet të marrë disa vite, çka do të thotë se duhet gjetur një vend i përshtatshëm, fonde për projektin dhe ndërtimin e objekteve.
Në të njëjtën kohë reagimet kanë qenë të shumta. Të mërkurën në mëngjes, Ministri i Jashtëm britanik Boris Xhonson tha se ishte i shqetësuar për pas lajmit se Donald Trumo do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. "Ne besojmë se Jeruzalemi duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve” tha Boris Johnson nga Brukseli teksa mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO.
Përfaqësuesi i Autoritetetit palestinez në Britani tha se presidenti amerikan në tghelb do të deklarojë shpalljen e luftës nëse njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. "I shpallet luftë 1.5 miliardë muslimanëve në Lindjen e Mesme dhe qindra e mijëra të krishterëve të cilët nuk do të pranojë që vendet e shenjta janë nën hegjemoninë e plotë të Izraelit"-tha Manuel Chasanian folur për radio BBC.
Nga ana e tij, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khomeini, tha se "Palestina do të çlirohet dhe palestinezët do të sigurojnë fitoren, ndërsa ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, deklaroi se do të ishte "një gabim serioz" për Shtetet e Bashkuara nëse transferonte ambasadën Jeruzalem. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i qeverisë turke tha se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit do të shkaktonte një "zjarr pa fund në horizont".
Add new comment