Dështimi elektoral, Mesila Doda i kërkon llogari Bashës përmes një postimi me të ndjerin Olldashi: Ua kishe thënë, por s’të dëgjuan...

“Të paktën sot biem dakort të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash… është filozofi dhe inspirim”. Ky është një mesazh në fb që ka shkruar deputetja e PD-së Mesila Doda, kuptueshëm përkrah një fotoje me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi. Performanca inekzistente e PD-së këto zgjedhje e sidomos dërrmimi në Tiranë, ka nevojë për llogaridhënie të fortë dhe duket se Doda ka filluar e para, t’i kërkojë indirekt hesap kryetarit Lulzim Basha. Por a do të ketë diçka të ngjashme me analizën? Para dy vjetësh nuk u pa e nevojshme...
a.j
Add new comment