Këshilltari i Edi Ramës, pro shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Media të ndryshme në Kosovë përcjellin lajmin e një interviste të Shkëlzen Maliqit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, për mediat serbe. I cituar nga mediat kosovare, Maliqi ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo politikë kushtëzohet nga njohja e Kosovës nga Serbia, pasi përndryshe nuk ka sesi të kryhet shkëmbimi i territoreve që përfshin Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.
Maliqi citohet si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, ndonëse është e paqartë nëse këto mendime të tij janë personale apo ndahen si pikëpamje edhe në këshillimin e kryeministrit Rama.
http://zeri.info/aktuale/171842/maliqi-per-nderrim-territoresh-veriun-e-...
Add new comment