LSI nxjerr sërish Luan Ramën për të korrigjuar shënjestrën dhe sheshuar krisjen: Urime Veliajt, kemi shtuar votat...

Pas mesazheve të mesditës në një konferencë për shtyp të sekretarit të përgjithshëm Luan Rama, LSI ka vendosur të kryejë një korrigjim shënjestre në mbrëmje, duke nxjerrë sërish Ramën i cili vuri theksin tek rritja e madhe e votave për këshilltarë bashkiakë, teksa fletët po numërohen. Rama gjithashtu falenderoi edhe Erion Veliajn për fitoren e madhe të Tiranës, një detaj ky i anashkaluar më herët. Po ky qëndron korrigjimi? Çështja është tek forcimi i zërave për një pabesi të mundshme të PS-së lidhur me angazhimin e elektoratit të saj për t’ja kaluar votën kandidatëve të LSI-së në bashkitë ku ata garuan në emër të koalicionit. Këtyre zërave iu shtuan edhe komente dhe batuta në rrjetet sociale, çka duket se është vlerësuar si e rrezikshme nga dy liderët e shumicës. Në pritje në një analize të ftothë dhe të detajuar për çka ka ndodhur në humbje si Lezha, Kukësi etj, LSI është e qartë për diçka: Për pabesinë e Pogradecit, por pa dhënë detaje. Në fakt, thashethemet flasin për një eksponent lokal të LSI-së në Pogradec, që punoi për kampin tjetër pasi nuk iu plotësua dëshira për të qenë ai kandidat...
a.j
Add new comment