"Paradise Papers", implikohet edhe kryeministri turk, Binali Yildirim

Postuar në 06 Nëntor, 2017 23:19

Publikimi i dokumenteve të Paradise Papers implikon edhe kryeministrin turk, Binali Yildirim. Mediat turke përcjellin një kërkesë të zv.kryetarit të partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore, Faik Öztrak, i cili ka kërkuar një sqarim nga kryeministri për faktin se në materialin e publikuar nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë rezultojnë edhe kompani të lidhura me familjarë të Yildirim.

Sipas dokumenteve dy djemtë e kryeministrit, Erkam dhe Bülent  Yildirim kanë pesë kompani të regjistruara në Maltë, ndërkohë që tre të tjera janë të lidhura me xhaxhallarët dhe nipërit e tij.

Mediat përmendin edhe emrat e kompanive që rezultojnë të kenë kryer operacione kreditmi për palë të treta por edhe kanë kryer shitje blerje të ndryshme.

http://www.hurriyetdailynews.com/pm-yildirim-must-respond-to-paradise-pa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.