"Urdhëri i Lirisë" për Gramoz Ruçin në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka akorduar kreut të Kuvendit të Shqipërisë dekoratën “Urdhri i Lirisë”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi. Ndihem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet e ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri. Këtë vlerësim do ua përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve”, tha Ruçi.
Në Shqipëri Ruçi është një figurë kontradiktore dhe akuzohet shpesh nga PD-ja.
Add new comment